Çdo ditë është një aventurë e re!
Kemi krijuar një hapësirë të brendshme, të ngrohtë dhe të sigurt ku fëmijët mund të luajnë lirshëm, të zbulojnë, të krijojnë dhe të kalojnë momente të paharrueshme. Nga këndi për të vegjlit, te rrëshqitëset dhe topthat shumëngjyrësh, tek lojërat sensoriale dhe aktivitetet krijuese – çdo gjë është menduar për t’u përshtatur me moshat dhe dëshirat e tyre. Organizojmë edhe ditëlindje plot ngjyra dhe argëtim, ndërsa ekipi ynë i përkushtuar është gjithmonë pranë për të sjellë buzëqeshje dhe kujdes.
Kënd lodrash i brendshëm, ideal për çdo stinë.
Zona interaktive me edukative që zhvillojnë mendjen dhe shqisat.
Kënd kreativiteti, ku fëmijët shprehin imagjinatën përmes vizatimeve, punëdoreve dhe pikturës.
Mini-labirinte, rrëshqitëse dhe pishina me toptha, për aventura të pafundme
Evente dhe ditëlindje tematike, të organizuara me kujdes dhe fantazi sipas dëshirës së çdo fëmije.
Staf profesional, të trajnuar për të ofruar përkujdesje, siguri dhe argëtim në çdo moment.


Jo thjesht një kënd lojërash – por një destinacion për gëzim të vërtetë.
Koha më e bukur kalon në Wonderland
Fëmijët në Wonderland luajnë, qeshin dhe krijojnë kujtime që zgjasin. Çdo moment është plot ngjyra, fantazi dhe gëzim – një përvojë që ata e duan dhe mezi presin ta rikthejnë.